Sali Berisha me mesazhe të forta në “Foltore”, aludon për rikthimet në PD: “Ikin nga partia, shkojnë diku tjetër dhe mendojnë se mund të kthehen”

Data

Kreu i Partia Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar deklarata me nënkuptime gjatë takimit të radhës të “Foltores”, duke komentuar zhvillimet e fundit brenda opozitës.

Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama është përpjekur të ndikojë dhe të infiltojë figura të lidhura, sipas tij, me organizata kriminale brenda Partisë Demokratike. Edhe pse nuk përmendi emra konkretë, deklaratat e tij janë interpretuar si një mesazh indirekt ndaj Ervin Salianji, me të cilin ka pasur përplasje politike kohët e fundit.

“Përpjekjet e tij për të infiltruar një përfaqësues të organizatave më të rrezikshme kriminale. Përpjekjet e tyre për të promovuar të përdalë, që ikin nga partia e shkojnë nëpër parti të tjera e pastaj mendonin se mund të ktheheshin në këtë parti”, u shpreh Berisha.

Deklaratat e liderit demokrat vijnë në një moment tensionesh të brendshme në PD, pas procesit të rizgjedhjes së tij në krye të partisë dhe debateve mbi figurat që janë distancuar apo kanë kritikuar drejtimin aktual të opozitës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related