“Shqipërinë do ta shpëtojnë gratë” – Rama: Start Up-et me vajza dyfish më shumë se mesatarja e BE

Data

Kryeministri Edi Rama deklaroi se vajzat kanë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në sipërmarrjen e re në Shqipëri, duke theksuar se një pjesë e konsiderueshme e Start Up-eve drejtohen ose përbëhen kryesisht nga gra.

Gjatë një takimi me të rinjtë, Rama tha se 37% e Start Up-eve në vend janë me shumicë vajzash, një shifër që sipas tij është dyfishi i mesatares së Bashkimit Evropian. Ai theksoi gjithashtu se 70% e përfituesve nga programet e mbështetjes për Start Up-et janë nën moshën 29 vjeç, çka sipas tij tregon potencialin e madh të brezit të ri.

Me nota humori, kreu i qeverisë e lidhi këtë statistikë me bindjen e tij personale për rolin e grave në zhvillimin e vendit.

“Janë 70% e atyre që kanë përfituar nga këto programe nën moshën 29-vjeç dhe 37% e këtyre Start Up-eve përbëhen me shumicë nga vajza ose drejtohen nga vajza, që është dyfishi i mesatares së BE. Kjo provon teorinë se Shqipërinë do ta shpëtojnë gratë. E kam bindje se Shqipërinë do ta shpëtojnë përfundimisht vetëm gratë, burrat e dini se si e kam unë për merak”, u shpreh Rama.

Sipas kryeministrit, rritja e pjesëmarrjes së vajzave në sipërmarrje dhe inovacion është një tregues pozitiv për ekonominë dhe shoqërinë shqiptare, duke e cilësuar këtë trend si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit në vitet e ardhshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related