Sarandë – Kapet duke vjedhur arkën e kishës, 56-vjeçari rezulton grabitës serik! Nuk kurseu as mjetet, as banesat dhe as kosheret e bletëve

Data

Policia e Sarandës ka vënë në pranga Pajtim Allkushin, 56 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, i cili u kap në flagrancë teksa po vidhte arkën e kishës së fshatit Kulluricë në Finiq.

Pas ndalimit, hetimet zbuluan se Allkushi nuk ishte një rast i izoluar, por i dyshuar për një seri grabitjesh të kryera gjatë muajve të fundit në zonë.

3 vjedhje të tjera të dokumentuara

Sipas Policisë, Allkushi dyshohet të jetë autor i tre rasteve të tjera:

  • 08.12.2025 – Fshati Gjashtë, Sarandë
    Vjedhje nga mjeti i një shtetasi: 60 000 lekë, një parfum dhe një byzylyk floriri.
  • 03.12.2025 – Fshati Çukë, Sarandë
    Vjedhje në banesë: disa pajisje elektroshtëpiake.
  • 28.09.2025 – Fshati Krane, Finiq
    Vjedhje e 5 koshereshe me bletë, një dëm i konsiderueshëm për familjen bletrritëse të zonës.

Hetimet vijojnë

Policia njofton se po punon për të zbardhur edhe raste të tjera ku dyshohet përfshirja e 56-vjeçarit, duke qenë se veprimtaria e tij kriminale mund të jetë më e gjerë sesa katër ngjarjet e dokumentuara deri tani.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Sarandës për veprën penale “Vjedhja”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related