Doloreza Musabelliu zbardh dosjet sensitive: Nga trafiku ajror i drogës, te hetimet ndaj gjyqtarëve dhe vrasjet me burgim të përjetshëm

Data

Prokurorja e posaçme Doloreza Musabelliu, një nga kandidatët për drejtimin e SPAK, paraqiti sot një panoramë të dosjeve më të rëndësishme që ka hetuar ndër vite, duke theksuar se ka trajtuar çështje tejet sensitive që nga kriminaliteti i organizuar, trafiku ndërkombëtar i drogës, deri te korrupsioni në nivelet e larta të drejtësisë.

Musabelliu kujtoi se në vitin 2015, për herë të parë në Shqipëri u evidentua një skemë e trafikut ajror të lëndëve narkotike, dosje e cila çoi në dënimin me vendim të formës së prerë të të gjithë personave të përfshirë. Ajo nënvizoi se hetimi u mbështet nga një bashkëpunim i ngushtë me autoritetet franceze dhe italiane, duke u fokusuar jo vetëm te droga, por edhe te trafikimi i qenieve njerëzore.

Prokurorja tha se gjatë karrierës së saj ka hetuar një numër të madh ngjarjesh të rënda, përfshirë vrasje, ndërsa pas vitit 2014 ka pasur mundësi të merret me çështje që lidhen me korrupsionin në sistemin e drejtësisë.

Deklarimet kryesore të Musabelliut:

  • Trafiku ajror i drogës (2015):
    “Për herë të parë u evidentua një aktivitet i tillë. Personat u dënuan me vendim të formës së prerë.”
  • Hetime ndërkombëtare:
    “Kam bashkëpunuar me autoritetet franceze dhe italiane në dosjet e trafikimit të qenieve njerëzore.”
  • Ngjarje të rënda kriminale:
    “Kam pasur në hetim një numër të konsiderueshëm vrasjesh.”
  • Korrupsioni në drejtësi:
    • Procedim penal ndaj 6 të pandehurve, mes tyre një ish-gjyqtar.
    • Hetimi i një gjyqtari në vitin 2016, i dënuar më pas me vendim të formës së prerë.
    • Dosje e vitit 2019 ndaj një ish-prokurori.
  • Vrasje me paramendim (2020):
    “Procedimi 209 i vitit 2020 çoi në dënimin me burgim të përjetshëm për tre të pandehur.”
  • Marrëveshje me të penduarit e drejtësisë:
    “Në dosjet e viteve 2021 dhe 2022 janë lidhur marrëveshje të rëndësishme me të penduar.”

Musabelliu e mbylli prezantimin duke theksuar se eksperienca e saj në hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit e pozicionon si një kandidate me eksperiencë të thellë për drejtimin e SPAK.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related