Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm pranë urës së Telit, në njësinë administrative Postribë të Shkodrës. Trupin e ka pikasur një kalimtar i rastit, i cili menjëherë ka njoftuar Policinë dhe shërbimet mjekësore.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se personi ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, megjithatë autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.
Grupi hetimor po punon gjithashtu për identifikimin e viktimës dhe për mbledhjen e çdo prove që mund të ndihmojë në zbardhjen e rastit.
