Ambasada Britanike: Zgjedhja e Kryeprokurorit të ri të SPAK duhet të jetë e lirë, e drejtë dhe transparente

Data

Ambasada Britanike në Tiranë ka reaguar në prag të mbledhjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që pritet të zhvillohet nesër për të zgjedhur drejtuesin e ri të SPAK, pas përfundimit të mandatit të Altin Dumanit.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, ambasada thekson rëndësinë që ky proces ka për forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit në Shqipëri.

“Proces i lirë, i drejtë dhe transparent”

Në njoftim, Ambasada Britanike thekson:

“Zgjedhja e Drejtuesit të SPAK është një hap i rëndësishëm në përparimin e Shqipërisë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit. Është e rëndësishme që KLP ta realizojë këtë proces në mënyrë të lirë, të drejtë dhe transparente.”

Më tej, shteti britanik shprehet i gatshëm të bashkëpunojë me cilindo që do të zgjidhet në krye të Prokurorisë së Posaçme:

“Mbretëria e Bashkuar pret me padurim të bashkëpunojë me këdo që do të zgjidhet, për të vazhduar dhe forcuar marrëdhënien tonë të shkëlqyer.”

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK është një nga zhvillimet më të rëndësishme në sistemin e drejtësisë, duke qenë se kjo strukturë ka në dorë hetimet më të mëdha ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related