Autoriteti Kombëtar i Ushqimit reagon pas lajmit të publikuar në disa media se në treg kanë qarkulluar 4 ton fileto derri të kontaminuara me salmonelë.
Sipas institucionit, mishi ka qëndruar i bllokuar në magazinë deri më 16 prill, kur është bërë kërkesa për asgjësim. Në një deklaratë zyrtare, AKU e cilëson lajmin të pavërtetë dhe thotës se sasia prej 4516.75 kg mish derri e importuar nga Brazili është bllokuar që në janar pas rezultatit të analizave.
