Adriatik Lapaj procedohet nga policia pas protestës para Kryeministrisë: “Ka zaptuar hapësirën publike”

Data

Prej dy ditësh, kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka vijuar protestën e tij para Kryeministrisë, duke kaluar natën në shesh bashkë me disa mbështetës. Por sot, Policia e Shtetit ka njoftuar se ka referuar materialet në Prokurori për procedim ndaj tij.

Sipas policisë, Lapaj ka zaptuar hapësirën publike dhe ka kryer grumbullime të paligjshme, duke penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve.

Në njoftimin zyrtar thuhet:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. L., pasi dyshohet se ka bërë grumbullime dhe ka zaptuar hapësirën publike përpara godinës së Kryeministrisë, duke penguar qarkullimin e lirë të lëvizjes.”

Tensione pas kërkesës për heqjen e çadrave

Gjatë mbrëmjes së kaluar, Lapaj dhe disa protestues vendosën çadra në zonën para Kryeministrisë. Policia u kërkoi t’i largonin, duke shkaktuar tensione mes palëve. Disa protestues dëgjoheshin të thërrisnin:

“Shtet që vret!”

Ata akuzuan autoritetet për presion dhe përpjekje për të frenuar protestën.

Lapaj: Protesta do të vazhdojë

Pavarësisht veprimeve të policisë dhe procedimit penal, Adriatik Lapaj ka deklaruar se protesta nuk do të ndërpritet.

Ngjarja vijon të zhvillohet në kohë reale, ndërsa priten edhe reagime nga Prokuroria dhe vetë Lapaj lidhur me procedimin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related