Një bombol gazi ka shpërthyer paraditen e sotme në një banesë të marrë me qira në lagjen nr. 1 të Librazhdit, duke shkaktuar lëndimin e lehtë të një gruaje dhe dëme materiale.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkaku i shpërthimit ishte rrjedhja e gazit nga bombola e përdorur për gatim.
Nga incidenti është dëmtuar lehtë shtetasja me inicialet B. D., ndërsa në banesë janë shkaktuar dëme materiale.
Banesën ku ndodhi shpërthimi e kishte marrë me qira shtetasi G. B., 37 vjeç.
Policia njoftoi:
“Në lagjen nr. 1, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga bombola e gatimit, ka rënë zjarr në banesën e marrë me qira nga shtetasi G. B., 37 vjeç. Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasja B. D. dhe janë shkaktuar dëme materiale.”
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
