Përplasje në Komisionin e Ligjeve – Korreshi ironizon deputeten socialiste: “Ta rregullon byrazeri firmën e vulën”, Çaushi i kthehet: “Ju shikoni ëndrra natën!”

Data

Seanca e Komisionit të Ligjeve u ndez sot nga debatet mes deputetit të PD-së, Saimir Korreshi, dhe deputetes së PS-së, Zegjine Çaushi, lidhur me firmat për kandidatët në garën për Avokatin e Popullit. Replikat mes tyre u bënë nga më të ashpërit e ditës, duke krijuar një atmosferë tensioni dhe ironie.

Shkak u bë diskutimi mbi firmat e deputetëve që mbështesin kandidaturat. Në momentin që socialistja Çaushi ndërhyri, Korreshi iu përgjigj me tone ironike:

“Po deshe ti edhe një firmë, të rregullon byrazeri. Po deshe ndonjë firmë që të ka ngelur merak, edhe vulë.”

Replika e tij solli reagimin e menjëhershëm të deputetes së PS, e cila u kundërpërgjigj:

“Unë nuk kam nevojë as për firmë as për vulën tuaj, se fatin tim e kanë vendosur njerëz të tjerë. Ju kujtoheni në orën 12 të natës, shihni ndonjë ëndërr dhe vini këtu në mëngjes dhe i tërhiqni ato që keni bërë.”

Korreshi vijoi me ironi:

“Unë zakonisht ëndrrat i shoh me gjellë pasanikësh dhe ndonjë gjë tjetër, por jo me firma.”

Ndërkohë, anëtari tjetër i komisionit, Arjan Ndoja, ndërhyri duke e cilësuar tërheqjen e firmave si një veprim jo etik dhe jo moral, edhe pse juridikisht i lejuar:

“Nga ana morale kjo nuk është as burrërore, as etike. Por juridikisht bie mbështetja kur tërhiqet firma.”

Debati vjen në një moment ku gara për Avokatin e Popullit ka hyrë në fazën vendimtare, ndërsa tensionet politike në komision pritet të vijojnë edhe në seancat e ardhshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related