Temperaturat e ulëta dhe ngricat kanë sjellë probleme serioze në qarkullimin rrugor në Rrugën e Kombit gjatë mëngjesit të sotëm. Si pasojë e rrëshqitjes së mjeteve, janë regjistruar disa aksidente rrugore, ku mësohet se janë përfshirë rreth 10 automjete, mes tyre edhe një ambulancë.
Fatmirësisht, deri tani nuk raportohet për viktima në njerëz, ndërsa autoritetet ndodhen në terren për menaxhimin e situatës dhe normalizimin e qarkullimit. Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes maksimal, të ulin shpejtësinë dhe të përdorin pajisje dimërore gjatë lëvizjes në këtë aks.
