FOTO – Aksident në “Kthesën e Cakranit”: Furgoni i FNSH përplaset me një “Benz” dhe përfundon në kanal, 4 të plagosur

Data

Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në “Kthesën e Cakranit” në Fier, ku një furgon i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) është përplasur me një automjet tip “Benz”, duke përfunduar më pas në kanal.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur 4 persona, mes tyre 3 efektivë policie, të cilët u transportuan menjëherë në spital. Të katër të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Tre autoambulanca mbërritën në vendngjarje për të dhënë ndihmën e parë, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Njoftimi zyrtar i policisë:

“Rreth orës 11:00, në vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i Cakranit’, automjeti me drejtues shtetasin A. Y. ka goditur automjetin e FNSH Fier, me drejtues punonjësin e policisë K. H.. Për pasojë është dëmtuar shtetasi A. Y. dhe tre punonjës policie, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related