Situata e Ernest Muçit në Turqi po kthehet në një histori suksesi. Sipas mediave turke, trajneri i Trabzonsporit, Fatih Teke, i ka kërkuar zyrtarisht klubit të aktivizojë opsionin e blerjes së kartonit të fantazistit shqiptar.
Kërkesa e trajnerit: Blerja përfundimtare e Muçit
Teke ka mbetur i impresionuar nga paraqitjet e fundit të Muçit, sidomos pas javës së kaluar ku ai shënoi tre gola dhe fitoi një penallti në dy ndeshje, duke u kthyer në protagonist absolut.
Për të mbyllur marrëveshjen, Trabzonspori duhet të paguajë:
- 8.5 milionë euro për kartonin e plotë
- plus 1 milion euro që tashmë është paguar për huazimin nga Besiktash
Opsioni i blerjes është i vlefshëm deri më 31 maj, ndërsa nëse aktivizohet, klubi duhet të kryejë pagesën e parë prej 1.7 milionë eurosh brenda një muaji.
Muçi, nga huazimi te roli kyç
Muçi, që erdhi në Trabzon me statusin e një lojtari në provë, ka arritur të marrë besimin e plotë të stafit teknik, duke u parë tashmë si:
- lojtar kyc në fazën ofensive,
- garant i kreativitetit në mesfushë,
- dhe një element i domosdoshëm në garën për titullin kampion.
