Kupa e Botës 2026: Hidhet shorti në Uashington, Shqipëria dhe Kosova mësojnë grupet e mundshme. Formohen disa “grupe vdekje”

Data

Kupa e Botës 2026 ka hedhur sot shortin zyrtar në Uashington, duke përcaktuar ndarjen e skuadrave në fazën finale të turneut që do të zhvillohet verën e ardhshme në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Shqipëria, nëse arrin të sigurojë kualifikimin përmes play-off-it të UEFA-s, është pozicionuar në Grupin F, ndërsa Kosova, gjithashtu pjesë e play-off-it, do të vendoset në Grupin D, aty ku ndodhet edhe një nga vendet pritëse, SHBA.

Shorti ka prodhuar disa duele tepër të forta që qëndrojnë të peshës së turneut. Një prej tyre është ai në Grupin C, ku Brazili përballet menjëherë me Marokun, gjysmëfinalistin e fundit të Botërorit. Gjithashtu, Grupi I premton spektakël me Francën e Mbappé, Norvegjinë e Haaland dhe Senegalin kampion Afrike. Një tjetër grup shumë i fortë është Grupi L, ku Anglia do të sfidohet nga Kroacia, Gana dhe Panama.

Ndarja e plotë në grupe

Grupi A

Meksikë, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut, Play-Off UEFA D

Grupi B

Kanada, Play-Off UEFA A, Katar, Zvicër

Grupi C

Brazil, Marok, Haiti, Skoci

Grupi D

SHBA, Paraguai, Australi, Play-Off UEFA C (Kosova)

Grupi E

Gjermani, Kuraçao, Bregu i Fildishtë, Ekuador

Grupi F

Holandë, Japoni, Play-Off UEFA B (Shqipëria), Tunizi

Grupi G

Belgjikë, Egjipt, Iran, Zelanda e Re

Grupi H

Spanjë, Kepi i Gjelbër, Arabi Saudite, Uruguai

Grupi I

Francë, Senegal, Play-Off ndërkontinental 1, Norvegji

Grupi J

Argjentinë, Algjeri, Austri, Jordani

Grupi K

Portugali, Play-Off ndërkontinental 2, Uzbekistan, Kolumbi

Grupi L

Angli, Kroaci, Gana, Panama

Vazot e shortit

Vazo 1:

Spanjë, Argjentinë, Francë, Angli, Brazil, Portugali, Holandë, Belgjikë, Gjermani

Vazo 2:

Kroaci, Marok, Kolumbi, Uruguai, Zvicër, Japoni, Senegal, Iran, Koreja e Jugut, Ekuador, Austri, Australi

Vazo 3:

Norvegji, Panama, Egjipt, Algjeri, Skoci, Paraguai, Tunizi, Bregu i Fildishtë, Uzbekistan, Katar, Arabi Saudite, Afrika e Jugut

Vazo 4:

Jordani, Kepi i Gjelbër, Gana, Kuraçao, Haiti, Zelanda e Re, Play-Off UEFA A, Play-Off UEFA B (Shqipëria), Play-Off UEFA C, Play-Off UEFA D, Play-Off ndërkontinental 1, Play-Off ndërkontinental 2

Çfarë ndodhi gjatë ceremonisë?

Ceremonia nisi në orën 18:00 me performancën e tenoristit Andrea Bocelli, ndërsa në skenë u ngjitën më pas prezantuesit Heidi Klum dhe Kevin Hart. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, inauguroi eventin mes falënderimeve për vendet pritëse dhe nderimit për disa figura të sportit e kulturës.

Katër personalitete të mëdha të sportit amerikan – Tom Brady, Shaquille O’Neal, Aaron Judge dhe Wayne Gretzky – ishin të ftuarit special që tërhoqën goglat e fazës së grupeve. Trofeu i turneut u soll në skenë nga trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni.

Ceremonia përfundoi me këngën ikonike “YMCA” të grupit “Village People”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related