E pandehur në dosjen “Veliaj”, Klotilda Bushka kërkon pushimin e procedimit penal

Data

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka, e cila është marrë e pandehur në dosjen penale ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar GJKKO-së me kërkesë për pushimin e çështjes ndaj saj.

Përmes avokatit mbrojtës, Bushka kërkon që procedimi penal të pushohet me arsyetimin se veprimet që i atribuon SPAK-u – “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” – nuk përbëjnë vepër penale të parashikuar nga ligji.

Si kërkesë dytësore, në rast se gjykata nuk pranon pushimin, ish-deputetja socialiste ka kërkuar:

  • gjykim të shkurtuar;
  • dhe deklarimin e moskompetencës së GJKKO-së, me pretendimin se, pasi subjekti (Veliaj) ka humbur mandatin, çështja duhet të kalojë për shqyrtim në një gjykatë të zakonshme.

GJKKO pritet të shprehet mbi kërkesat procedurale të Bushkës në vijim të seancave për dosjen ndaj Erion Veliajt dhe personave të tjerë të përfshirë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related