Berisha paraqitet në SPAK, në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, demokratët mblidhen para Prokurorisë së Posaçme

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur pranë oficerit të Byrosë Kombëtare të Hetimit në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të cilën duhet ta zbatojë të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji.

Më herët, më datë 3 shkurt ai mori leje në Prokurorinë e Posaçme për shkak se udhëtoi jashtë Shqipërisë për një takim me ftesë të CDU-së lidhur me Kongresin që kjo forcë politike mbajti në Gjermani, ku prokurorët e SPAK të kësaj dosje, konkretisht Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, miratuan kërkesën e Berishës për të mos u paraqitur në datën e caktuar nga Gjykata.

Aktualisht pranë ambienteve të SPAK dhe Gjykatës së Posaçme janë paraqitur simpatizantë dhe deputetë të PD, në mbështetje të Sali Berishës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related