Vrasja e Santiago Malkos: Gjykata e Lartë kthen për rigjykim çështjen ndaj Ilir Selmanit, prish vendimin e Apelit të GJKKO-së

Data

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të Posaçëm dhe ka urdhëruar rigjykimin e çështjes ndaj Ilir Selmanit, i dënuar më parë me 28 vite burg si i dyshuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko. Vendimi rikthen procesin në një tjetër trup gjykues, duke hapur sërish çështjen që prej vitesh ka tronditur opinionin publik.

Selmani u dënua me vendim të formës së prerë më 16 nëntor 2023, por tashmë procesi do të rishqyrtohet. Ndërkohë, për të njëjtën ngjarje është në fazën përfundimtare të mbrojtjes Leonard Duka, ndërsa një ditë më parë Apeli la në fuqi dënimin me 25 vite burg për Blendi Tetën.

Vrasja e Santiago Malkos

Santiago Malko u ekzekutua më 27 gusht 2019 në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë me breshëri plumbash. Ish-polici, i njohur për lidhjet me figura të botës së krimit, ishte një person i përfolur në disa ngjarje të rënda, përfshirë konflikte të hershme që sollën edhe përplasjen me grupet kriminale të Ervis Martinajt dhe Leonard Dukës.

Sipas dosjes hetimore, konflikti nisi pas një incidenti ku Malko kishte dhunuar babain e Leonard Dukës. Kjo u kthye në shkak të prishjes së marrëdhënieve mes Dukës dhe Ervis Martinajt, të cilët deri atëherë kishin bashkëpunuar në biznese dhe aktivitete të paligjshme. Hetimet zbuluan një cikël të gjerë rivalitetesh, planifikimesh vrasjesh dhe kurthesh mes dy grupeve.

Vendimi i Gjykatës së Lartë

Prishja e vendimit të Apelit të GJKKO-së rikthen çështjen në pikën zero për Ilir Selmanin. Gjykata e Lartë ka konstatuar se procesi i mëparshëm kërkon rishqyrtim, duke e kthyer dosjen për rigjykim.

Ky zhvillim ndodh ndërsa gjyqi tjetër i të përfshirëve po vazhdon, duke e mbajtur të hapur çështjen e një prej vrasjeve më të bujshme të viteve të fundit.

Procesi pritet të marrë një tjetër drejtim pas vendimit të sotëm.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related