Modelja dhe influencerja shqiptare, Jori Delli, ka zyrtarizuar fejesën me reperin e njohur italian, Fred De Palma. Çifti, i cili prej kohësh ndodhej në një raport dashurie të komentuar gjerësisht në media dhe rrjete sociale, ka bërë hapin e madh duke ndarë lajmin e bukur me publikun.
Jori publikoi në Instagram disa foto romantike përkrah partnerit, ku në dorën e saj shkëlqente unaza e fejesës. Ambienti i dekoruar me qirinj dhe detaje të veçanta tregonte se propozimi ishte bërë në një atmosferë tejet intime dhe të menduar me kujdes.
Krahas fotos, ajo shkroi vetëm një fjalë:
“Përgjithmonë…”
Postimi mori menjëherë mijëra pëlqime dhe qindra komente urimi nga ndjekësit, miqtë dhe personazhet e njohur të ekranit, të cilët i urojnë çiftit një rrugëtim të gjatë dhe të lumtur së bashku.
Fejesa e Jorit dhe Fred De Palma vjen pas një lidhjeje që dyshja e ka ruajtur përherë me elegancë, duke e bërë publike vetëm sa duhet, por duke ruajtur intimitetin e tyre larg zhurmës së mediave.
