Berisha zbulon detaje nga takimi 7-orësh në Kryeministri: “Balluku i foli me kode Ramës, Manja u mek”

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama mbi pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga GJKKO për çështjet e tunelit të Llogarasë dhe Lotit 4 të Unazës së Madhe. Berisha e cilësoi gënjeshtër pretendimin e Ramës se pezullimi i saj ishte antikushtetues dhe në kundërshtim me ligjin.

Sipas tij, kryeministri “gjeti justifikime për të mos e shkarkuar Ballukun”, ndërsa riktheu në vëmendje takimin 7-orësh që, sipas Berishës, u zhvillua në zyrën e Kryeministrit pas vendimit të GJKKO-së me kërkesë të SPAK. Ai deklaroi se në këtë takim është përfshirë edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, të cilin e cilësoi si “urë ndërmjetëse” mes Ramës dhe Ballukut.

Berisha pretendon se mes Ballukut dhe Manjës ka pasur përplasje të forta verbale, ndërsa Rama mbante qëndrim mbrojtës ndaj zv.kryeministres. Ai theksoi se gjatë debatit, Balluku i ka folur Manjës “me kode” dhe me tone të larta.

“Bien dakord të thërrasin Ulsiun si urë. Ju e patë me kamerat tuaja kur hyri atje. Pas takimit me Ballukun, Rama e thirri në zyrë. Uluziu natyrisht mbajti anën e Ramës. Çfarë i tha Lubia? I tha: ‘Më shiko pak në sy kur flas, më shiko pak në sy!’ E meku, e qepi! Muret nuk kanë vetëm veshë, kanë edhe sy,” u shpreh Berisha, duke dhënë detaje të tjera nga biseda e pretenduar mes të treve.

Më herët, Berisha kishte deklaruar se Balluku e kishte kërcënuar Ramën, duke i kujtuar se “nuk ishte qurrashi i Bashkisë” dhe se “mund ta merrte me vete”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related