Braçe me tone të forta në Ekonomi: “Kush jeni ju që s’i jepni kompensim bujqve? Po e godisni sektorin me qëllim!”

Data

Debate të forta janë regjistruar sot në Komisionin për Ekonominë, ku po diskutohet projektligji për ndryshimet në ligjin “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”. Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka mbajtur një fjalë të ashpër, duke akuzuar se bujqësia po dëmtohet qëllimisht nga politikat fiskale.

“Bujqësia katër vite në rënie – kjo bëhet me qëllim”

Braçe deklaroi se sektori bujqësor ndodhet në krizë të thellë dhe sipas tij kjo është pasojë e vendimeve të gabuara:

“Ky qëndrim ka sjellë gjendjen ku ndodhemi sot, për të paktën katër vite me rënie. Më shtyn të besoj se Ministria e Financave e ka qëllim të ndryshojë strukturën e ekonomisë duke goditur sektorë me punësim të gjerë. Ky është qëndrim politik.”

Deputeti socialist theksoi se bujqësia është një nga sektorët më të rëndësishëm për ekonominë, dhe çdo goditje ndaj saj ka pasoja të rënda sociale dhe ekonomike.

Braçe: “Kush është kjo qeveri që thotë se bujqit s’marrin kompensim?”

Duke iu referuar ndryshimeve të propozuara për skemën e kompensimit të TVSH-së, Braçe ngriti pyetje të drejtpërdrejta:

“Kush është kjo qeveri që thotë: ti që prodhon dhe shkon vetë e shet në treg, nuk merr kompensim? Kush jeni ju që e thoni këtë? Për çfarë arsye?”

Ai sqaroi se shumë fermerë kanë zgjedhur të shesin vetë produktet e tyre në tregjet bujqësore të qyteteve, madje të regjistruar me NIPT dhe si biznese të vogla, dhe sipas tij refuzimi i kompensimit është i padrejtë:

“Jam i regjistruar, me NIPT, dhe ju thoni ‘s’të jap kompensim sepse nuk e çon prodhimin tek grumbulluesi’. Po kush jeni ju që doni t’i zhdukni këta? Kush jeni ju?”

“Bujqit duan të shesin vetë prodhimet, jo t’i çojnë tek grumbulluesit”

Deputeti solli në vëmendje realitetin e tregjeve bujqësore në shumë qytete të vendit:

“Në Fier, Divjakë, Korçë, Elbasan e kudo, bujqit dalin dhe shesin vetë. Ata duan t’i shesin prodhimet duke parë blerësin në sy. Pse duhet t’i detyroni t’i çojnë tek grumbulluesit?”

Sipas tij, vendimi për t’i hequr kompensimin fermerëve që shesin vetë produktet e tyre, është një goditje e drejtëpërdrejtë për bujqit e vegjël që luftojnë për të mbijetuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related