Alarm sigurie në Shtëpia e Bardhë/ Të shtëna me armë disa blloqe larg, Donald Trump ndodhej brenda

Data

Një incident me armë zjarri ka alarmuar autoritetet në Washington DC, pasi të shtëna janë raportuar disa blloqe larg Shtëpia e Bardhë.

Sipas mediave ndërkombëtare, kompleksi presidencial u mbyll përkohësisht si masë sigurie, ndërsa në momentin e ngjarjes brenda ndërtesës ndodhej edhe presidenti Donald Trump.

Dëshmitarë, përfshirë gazetarë që ndodheshin pranë zonës, raportuan se agjentët e Shërbimit Sekret reaguan menjëherë, duke i larguar ata nga ambientet e jashtme dhe duke i udhëzuar të zhvendoseshin në sallën e konferencave për shtyp. Ky është një protokoll standard në raste të rrezikut të mundshëm për sigurinë.

Deri në këto momente, autoritetet amerikane nuk kanë dhënë detaje të plota mbi rrethanat e incidentit, ndërsa mbetet e paqartë nëse ka persona të lënduar apo të përfshirë drejtpërdrejt.

Hetimet janë në vijim, ndërsa masat e sigurisë në zonë janë forcuar për të garantuar mbrojtjen e stafit dhe zyrtarëve të lartë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related