Oficeri Jetmir Uta akuzohet për dhunim seksual ndaj 18-vjeçares, Gjykata e Dibrës e lë në burg – nën hetim edhe e ëma për presion ndaj viktimës

Data

Gjykata e Dibrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për oficerin e policisë Jetmir Uta, 24 vjeç, i cili u arrestua më 29 nëntor, në hyrje të territorit shqiptar, pas disa ditësh arratisjeje drejt Kosovës. Ai akuzohet për “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Shpërdorim detyre”.

Arrestimi erdhi pas kallëzimit të bërë nga një vajzë 18-vjeçare, e cila në praninë e nënës deklaroi se efektivi kishte kryer marrëdhënie seksuale me të pa dëshirën e saj, duke përfituar nga pozita që mbante në Policinë e Shtetit.

Sipas njoftimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, pas denoncimit Uta është larguar menjëherë nga Shqipëria dhe është shpallur në kërkim, derisa u kap në kthim nga Kosova.

Hetimet kanë zbuluar se oficeri ka ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj vajzës, duke e kërcënuar se do të publikonte foto dhe video komprometuese, të cilat i kishte siguruar në mënyrë të paligjshme, nëse ajo nuk pranonte ta takonte sërish.

Për këtë ngjarje është vënë nën hetim edhe nëna e Jetmir Utës, e cila dyshohet se ka tentuar të ndikojë te 18-vjeçarja për të mos e kallëzuar djalin në polici, duke ushtruar presion dhe kërcënime.

Dosja ndaj oficerit pritet të vijojë me hetime të zgjeruara, ndërsa viktima ndodhet nën mbrojtje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related