Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për pezullimin nga detyra të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e marrë tashme e pandehur nga SPAK për afera korruptivë në tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe të Tiranës.
Në podkastin e tij, Rama citon Komisionin e Venecias dhe Gjykatën e Strasburgut, që sipas tij një gjykatë nuk mund të pezullojë një ministër.
Rama u shpreh se në këto raste një ministër mund të shkarkohet nga kryeministri, ose nëse vendimi është i formës së prerë.
Edi Rama:
Një debat i hatashëm ka mbushur boshllëkun e klubeve mediatike e të pasqyrave sociale të javës, pasi një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë, kokë më kokë e pezulluan një anëtar të kabinetit qeveritar.
Unë nuk dua të hyj në asnjë debat për një absurditet kaq të rrezikshëm sa ky dhe pres me durim që Gjykata Kushtetuese t’i japë drejtim çështjes së kësaj rruge të pashkelur askund në Europë, po mesa jemi informuar deri tani, askund edhe në botë.
