Publikohen pamjet nga shpërthimi në banesën e nënës së Gentjan Zotos në Vlorë

Data

Bëhen publike pamjet nga banesa ku jeton nëna e Gentjan Zotos, Bakie Zoto dhe ku vendos lënda plasëse mbrëmjen e djeshme.

Bakie Zoto tregon se jeton e vetme në lagjen “Partizani” në Vlorë dhe se është e habitur nga ngjarja pasi ajo nuk ka konflikte me njeri dhe nuk e di se cilat janë arsyet. Nga pamjet shihet fasada e derës e dëmtuar ku ka ndodhur shpërthimi.

“Vetëm jetoj. Erdhi dhe policia. Më shumë u bë tym. Jo fare asnjë konflikt. Kam kaq vite këtu në lagje. Nuk e di, jam habitur dhe vetë”, tha Bakie Zoto.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related