Ksamil, lokali “Bumble Bee” digjet plotësisht në orët e para të mëngjesit

Data

Rreth orës 03:10 të mëngjesit, në Ksamil, një zjarr i fuqishëm ka përfshirë lokalin “Bumble Bee”, duke e shkatërruar tërësisht.

Lokali, i ndërtuar me konstruksion druri, u dogj pa mundur të shpëtohej asnjë pjesë e tij.

Biznesi shfrytëzohej nga shtetasi K. I., 41 vjeç, i cili e kishte marrë me qira nga Ramadan Zoto, alias Ramadan Canaj, 42 vjeç.

Ky i fundit ndodhet aktualisht në paraburgim, pasi akuzohet për plagosjen e dy personave më 17 korrik në Sarandë.

Policia e Sarandës njofton se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të zjarrit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related