Seanca për Ilir Beqajn shtyhet sërish: ish-ministri nuk është njohur me dosjen, gjyqi vijon më 11 dhjetor

Data

Gjykata e Posaçme ka shtyrë edhe një herë seancën gjyqësore ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, pasi ai nuk është njohur plotësisht me aktet e dosjes. Kjo është shtyrja e radhës në procesin ndaj ish-ministrit, i cili përballet me akuza të rënda. Seanca e radhës është caktuar për datën 11 dhjetor.

Beqaj po gjykohet për akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, sipas pretendimeve të Prokurorisë së Posaçme.
Gjykata pritet të vendosë në seancën e ardhshme mbi vijimin e procesit dhe kërkesat e palëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related