Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi Institutin e Sigurimeve Shoqërore ka bërë publike rezultatet e një auditimi të gjerë, i cili ka nxjerrë në pah një sërë shkeljesh të rëndësishme në procesin e pagesave për përfituesit. Sipas dokumentit, nga kontrolli i kryer nga Sektori i Kontrollit të Pagesave, janë identifikuar raste të ndryshme parregullsish, që variojnë nga dublimet e pagesave, pagesa të kryera pas vdekjes së përfituesve, te shumat më të mëdha nga sa duhej apo pagesa të dhëna jashtë afateve të përcaktuara. Vetëm gjatë vitit 2024, në të gjitha rajonet e vendit janë evidentuar 821 raste të tilla, të cilat i kanë shkaktuar buxhetit një dëm financiar prej 36,919,340 lekësh. Deri në fund të vitit, më 31 dhjetor 2024, janë rikuperuar 29,059,735 lekë, përmes 4,479,368 lekë nga komisionet e postës, 19,119,020 lekë të arkëtuara në bankë dhe 5,461,347 lekë të rikuperuara përmes urdhërxhirimeve nga posta. Megjithatë, mbeten ende 7,859,605 lekë për t’u arkëtuar, të cilat kërkojnë ndjekje të mëtejshme administrative dhe ligjore, thekson raporti.

Data

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka lëshuar akuza të forta gjatë mbledhjes së Komisionit të të Drejtave të Njeriut, ku ka kritikuar gjendjen sociale dhe ekonomike të vendit, si dhe reagimin e qeverisë ndaj situatave emergjente. Gjekmarkaj tha se sot bashkëjetojnë disa “Shqipëri”: ajo e propagandës, ajo e ëndrrave dhe ajo reale. “Kemi Shqipërinë e varfërisë, Shqipërinë që digjet verës dhe përmbytet dimrit. Asnjëherë fajin nuk e ka qeveria, e ka natyra,” theksoi ai.

Duke ndalur tek pensionistët, deputeti deklaroi se realiteti i të moshuarve është i vështirë dhe krejt i largët nga çfarë deklarohet zyrtarisht.

“Kam dy pensionistë në shtëpi dhe e di më mirë se kushdo çfarë do të thotë të jetohet me pension. Po të mos kishte inceneratorë dhe abuzime me tunelin e Llogarasë, sot pensionet do të ishin më të mira,” u shpreh Gjekmarkaj. Deputeti denoncoi edhe situatën e rënduar nga përmbytjet në Lezhë, duke thënë se dita e djeshme ka shënuar dëme të mëdha në zonë.

“Deti ka dalë deri tek banesat, duke shkaktuar jo vetëm përmbytje e dëme, por edhe shkatërrim të tokave, pasi uji me kripë i kthen ato në tokë të papjellore. Ndërkohë, asnjë masë nuk është marrë,” deklaroi ai.

Gjekmarkaj ngriti shqetësim edhe për protestën e minatorëve të Spaçit në Mirditë, duke akuzuar një kompani private për shkelje të dinjitetit të tyre dhe mungesë reagimi nga institucionet.

“Kjo është e papranueshme. Kur qeveria e pranon këtë, ajo kthehet në fajtore. Sot në orën 12 ka protestë dhe nga ky komision ne shprehim mbështetjen dhe solidaritetin tonë,” përfundoi ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related