Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar lidhjet korruptive mes qeverisë dhe grupeve kriminale.
Në një postim të fundit në Facebook, Berisha shkruan se lejet e ndërtimit për kulla të larta në Golem janë dhënë në mënyrë të dyshimtë, duke favorizuar kartelin e Çelës dhe aleatët e tij, ndërsa qytetarët vuajnë pasojat e këtyre veprimeve të paligjshme.
“Troplinët dhe kartelët e tjera, me lidhjet e tyre të ngushta me Ramaduron, siç e quajnë sot mediat e mëdha amerikane dhe botërore Edi Ramën, ka shndërruar Shqipërinë e vogël në lavatriçen më të madhe dhe më gjigante të parave të krimit në Europë“- thekson lideri i opozitës.
Më tej Berisha ka denoncuar se në resortin e sekuestruar nga SPAK “Klajdi”, ka shtëpinë e dytë edhe ish-drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, Adelajda Roka.
Ishdrejtoresha e AZHT-së është motra e Marsel dhe Xhino Roka, të cilët u arrestuan gjatë operacionit të fundit kundër organizatës kriminale të drejtuar nga Suel Çela dhe SPAK ka ngritur ndaj tyre akuza të shumëfishta.
