Të shtëna me armë zjarri në Lushnje. Burime bëjnë me dije se mëngjesin e sotëm është raportuar për të shtëna me armë zjarri në afërsi të kthesës së spitalit.
Nuk ka ende informacion zyrtar lidhur me motivet e ngjarjes dhe nëse nga të shtënat ka të plagosur apo viktima. Ndërkohë policia ka rrethuar zonën për të kryer hetimet lidhur me ngjarjen.
