Turistët bashkohen simbolikisht me protestuesit në Tiranë, mbajnë flamurin kuqezi dhe flamingot e protestës

Data

Protesta qytetare që po zhvillohet në Tiranë kundër projektit në Zvërnec dhe politikave të qeverisë ka hyrë në ditën e saj të 17-të, duke vijuar të mbledhë pjesëmarrës në qendër të kryeqytetit.

Gjatë grumbullimit në Sheshin “Skënderbej”, vëmendjen e të pranishmëve e tërhoqi pjesëmarrja e një grupi turistësh të huaj, të cilët u bashkuan simbolikisht me protestuesit.

Vizitorët mbanin flamurin kombëtar shqiptar dhe figura të improvizuara flamingosh, simbol që është përdorur shpesh nga protestuesit gjatë tubimeve të fundit. Prania e tyre u prit me interes nga pjesëmarrësit dhe u pasqyrua në fotografi të shpërndara në rrjetet sociale.

Protestuesit vijojnë të shprehin kundërshtimin e tyre ndaj projektit të zhvillimit në Zvërnec dhe të kërkojnë ndryshime politike, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar vazhdimin e mobilizimeve edhe në ditët në vijim.

Tubimi i së martës u zhvillua fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, për t’u vijuar më pas me marshimin drejt institucioneve qendrore të shtetit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related