Përplaset këmbësorja në Korçë–Ersekë: 55-vjeçarja në spital, shoferi shoqërohet nga policia

Data

Një aksident është regjistruar paraditen e kësaj të hënë në aksin Korçë-Ersekë. Policia bën me dije se një makinë ka përplasur një 55-vjeçare në fshatin Ravonik. E plagosura ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore. Shoferi i mjetit është shoqëruar në polici.

“Korçë/ Rreth orës 10:30, në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, në fshatin Ravonik, automjeti me drejtues shtetasin A. D. ka përplasur shtetasen N. I., rreth 55 vjeçe, e cila po merr ndihmë mjekësore në spital.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related