Masiv gurësh bllokon sërish Qukës–Qafë Plloç, dështojnë garancitë e sigurisë në segmentin e sapoinaguruar

Data

Një masiv i madh me gurë ka rënë paraditen e kësaj të diele në aksin rrugor Qukës-Qafë Plloç, pranë tuneleve duke bllokuar tërësisht aksin.

Sic mund të shihet dhe në foton e mësipërme masivi i gurëve është i përmasave të konsiderueshme dhe mund të shkaktonte ndonjë fatkeqësi nëse do të ishin duke qarkulluar mjete në momentin e rënies.

Ky është incidenti i dytë i shkaktuar në vetëm pak ditë në këtë zonë. Edhe pak ditë më parë një sasi inertesh bllokoi aksin e inaguruar me bujë vetëm dy muaj më parë nga Edi Rama dhe Belinda Balluku.

Por përsëritja e rrëshqitjeve në një segment që duhej të ishte i ri dhe i sigurt, tregon edhe njëherë problemet serioze në projektim, mbikëqyrje dhe cilësi ndërtimi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related