Sali Berisha paraqitet në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, paralajmëron gazetarët: “Do të ketë një lajm”

Data

Kreu i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, është paraqitur këtë të hënë në ambientet e SPAK.

Berisha ka zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, të vendosur ndaj tij në kuadër të procedurave hetimore që po ndiqen nga organi i posaçëm i akuzës.

Teksa hynte në ambientet e SPAK, ai u ndal shkurtimisht para gazetarëve dhe deklaroi: “Do të ketë një lajm”.

Ish-kryeministri nuk dha detaje të tjera lidhur me deklaratën e tij, ndërsa pritet që pas daljes nga SPAK të ketë komunikim me mediat.

Sali Berisha ndodhet prej muajsh nën hetim nga SPAK lidhur me çështjen e njohur si dosja “Partizani”.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related