Kadri Manaj zbardh kolapsin global të rrjetit: “Efekt domino nga Cloudflare, shërbimet rikuperohen deri në mbrëmje”

Data

Eksperti Kadri Manaj ka folur për një emision televiziv këtë të martë, në edicionin informativ me moderatorin Ilir Kazaferi, mbi ndërprerjen masive të website-eve në mbarë botën dhe veçanërisht në Shqipëri. Manaj ka shpjeguar arsyet e bllokimit dhe se kur pritet të zgjidhet ngërçi i krijuar, i cili vijon prej 3 orësh.

“Ka ndodhur një efekt domino. Shërbimet kanë rënë njëra pas tjetrës. Kompania që është ndërmjetëse midis konsumatorit të internetit dhe serverit, e cila luan një rol thelbësor në mbrojtje nga robotët apo edhe nga pjesa e keqbërësve, le të themi, që përdoren për të rrëzuar faqet e internetit. Kjo është një lloj rojtari i website-ve dhe, në momentin kur ka shumë trafik, ato mbingarkohen dhe ndodh kjo situatë. Edhe serverat kanë qenë shumë të ngarkuar.

Besoj se deri në darkë do të jetë duke u rikuperuar, ose do të stabilizohet sipas mënyrës së software-it. Tani ka nisur të anashkalohet shërbimi i software-it dhe po i drejtohemi drejtpërdrejt serverave, duke e bërë situatën pak më të mirë. Gjithsesi, do të kthehemi sërish te software-i, sepse është një mbrojtës shumë i mirë.”-tha Manaj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related