Operacioni “React”: Arrestohet 40-vjeçari në Vlorë me armë zjarri AK-47 në banesë

Data

Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “React”, duke goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje në qytet.

Në bazë të informacioneve operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kryen një kontroll në një banesë në lagjen “4 Heronjtë”, ku u kap në flagrancë dhe u arrestua H. M., 40 vjeç.

Gjatë kontrollit, policia sekuestroi si prova materiale:

  • 1 armë zjarri automatike AK-47

  • 1 krehër me 29 fishekë luftarakë

Policia bën me dije se operacione të tilla synojnë parandalimin e ngjarjeve kriminale që mund të shkaktohen nga përdorimi i armëve pa leje.

Materialet i janë dërguar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme procedurale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related