Erërat e forta mbajnë në det të hapur tragetin Vlorë–Brindisi për mbi 3 orë

Data

Trageti i linjës Vlorë-Brindisi mëngjesin e kësaj të martë nuk ka mundur dot të ankorohet për shkak të erërave të forta dhe dallgëve të larta, si dhe rrezikut të përplasjes me kalatën e portit të Vlorës. Prej më shumë se tre orë e gjysmë, trageti vijon të qëndrojë në radë, pra në det të hapur.

Ndërkohë që lundrimi detar vijon të mbetet pezulluar për të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit duke nisur nga mbrëmja e së dielës deri ditën e mërkurë. Vendi është përfshirë nga moti i keq, teksa sipas parashikimeve, kjo javë do të sjellë reshje të dendura shiu.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related