Kreu i grupit parlamentar në PD, Gazment Bardhi ka akuzuar PS-në se po asgjëson parlamentarizmin.
Sipas tij PS në Kuvend ka 83 memec-deputetë që qëndrojnë vetëm si kartona dhe votojnë si ti urdhërojë Rama.
“83 memec deputetët nuk janë këtu për përfaqësuar interesin publik. Por janë këtu si kartona,. Urdhëron partia jeshil e ngrenë jeshil, urdhërona partia të kuq e ngrenë të kuq. Pra siç vjen urdhër i partisë. Deputetët e opozitës nuk janë këtu për këtë”, tha Bardhi.
