Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) duket se është kthyer në një institucion jo transparent. Këtë janar që shkoi, drejtoresha e Institutit të Statistikave, Elsa Dhuli premtoi se të dhënat e censusin të popullsisë dhe banesave që u mblodhën vitin që shkoi, do të jenë gati për publikim në muajin qershor. Por duket se ky premtim nuk do të përmbushet dhe madje do të tretet si “kripa në ujë”. Ka qenë vetë drejtoresha Dhuli, e cila teksa po raportonte në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, zbuloi se një pjesë e të dhënave do të bëhen publike në 28 qershor dhe jo më 19 sikundër e kishte pohuar, ndërsa pjesa tjetër në tetor, duke rrëzuar kështu vetën dhe mbushur procesin me hije dyshime. “Menjëherë pas publikimit në qershor, puna nuk do të ndërpritet, do të vijojë publikimi i treguesve në nivel bashkie, në tetor do të kemi të prezantuara të gjitha rezultatet e detajuara, së bashku me një platformë në faqen e INSTAT”, deklaroi drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli.
Reagon opozita
Por gjatë raportimit për aktivitetin vjetor të INSTAT në Komisionin e Ekonomisë, deputetët e opozitës shprehën rezerva si për afatin e publikimit të rezultateve të censusi, por edhe për cilësinë dhe vërtetësinë e të dhënave, pasi sipas saj, po tentohet të falsifikohet shpopullimi i vendit. “Pse është shtyrë publikimi i censusit?Ka pretendime që numri i shqiptarëve që jetojnë këtu është nën 1.7 milionë dhe kjo është arsyeja që është shtyrë censusi. Herë të tjera censusi është zhvilluar me anketime fizike dhe këtë radhë është online, supozohej të kryhej në një kohë rekord. Të paktën për numrin e popullsisë. Më kanë ardhur anketues dy herë në shtëpinë time, dhe më thanë që ju kanë dalë të dhënat e ulëta dhe po bëjnë ri-regjistrim”, deklaroi Spaho. Më hërët edhe ali Berisha pretendon se arsyeja e fshehjes së rezultatit të censusit është manipulimi që është bërë në zgjedhjet e 25 Prillit 2021. Ai publikoi një mesazh anonim nga një person, për të cilin pretendon se është specialist i INSTAT dhe që thotë se shifra e të regjistruarve ishte më pak se 1.5 milion banorë. Më herët edhe ish-kryeministri Sali Berisha pretendoi se arsyeja e fshehjes së rezultatit të censit është manipulimi që është bërë në zgjedhjet e 25 Prillit 2021. Ai publikoi një mesazh anonim nga një person, për të cilin pretendon se është specialist i INSTAT dhe që thotë se shifra e të regjistruarve ishte më pak se 1.5 milion banorë. Ndërkaq një tjetër shqetësim i ngritur në komision ishin edhe statistikat mbi turizmin ku drejtoresha e INSTAT, tha se po punohet për 6 anketa dhe vrojtime mbi sektorin. Ndërkohë brenda vitit INSTAT do të nisë censi për bujqësinë, i cili fillimisht ishte parashikuar për t’u zhvilluar në vitin 2022.
Reagojnë analistët
Mirëpo aludimet për manipulimin e shifrave të censusit prekin edhe fshehjen e të vërtetës për shqiptarët që janë larguar nga vendi në 10 vitet e fundit. Një skenar të tillë e ka përforcuar edhe analisti Artan Hoxha që ka bërë një parashikim për shifrën që do të shpallë INSTAT në fund të qershorit. “Nga burime të pakonfirmuara thuhet se INSTAT, pra Qeveria, përgatitet të deklarojë se censusi u 2023 ka regjistruar një shifër prej rreth 2.65 milionë vetë (ndërsa pëshpëritet gjithashtu se në regjistrim kanë rezultuar më pak se 2 milionë vete e se ka pasur mendime për ta shpallur të dështuar këtë census, të paktën për sa i përket popullsisë). Edhe kjo shifër, ndonëse më e ulët se projeksioni aktual i INSTAT me 2.76 milionë banorë, duket e pabesueshme dhe ajo në fakt nuk është gjë tjetër veçse një korrigjim i lehtë i projeksioneve të sipërcituara e të deritanishme të INSTAT duke mbajtur thuajse të pandryshuar hipotezën emigratore të deritanishme” shkruan analisti. Megjithatë pavarësisht shifrave, largimi i shqiptarëve jashtë vendit është një fenomen që ende vazhdon në 2024.“Zëri i Amerikës” njoftoi dje se shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova kryesojnë listën e aplikuesve nga Ballkani Perëndimor për azil në një vend të Bashkimit Evropian edhe për tre muajt e parë të këtij viti. Në anketimin e Censit, qytetarët janë pyetur në lidhje me familjen, punën, arsimin si dhe për fenë, gjuhën dhe etninë.Për të bërë regjistrimin u angazhuan më shumë se 5200 anketuesë. Censi kryhet një herë në 10 vjet.
