Biznesi ishte në pronësi të shtetasit Sali Fetiu, teksa prej dy vitesh qëndronte i mbyllur dhe prej kohësh në xham ishte ngjitur njoftimi se lëshohej me qira.
Nga pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, shihej se tritoli ishte hedhur nga një automjet tip “BMW” që ka qenë në lëvizje. Makina është afruar pranë lokalit të Sali Fetiut rreth orës 03:58 dhe ndaloi para derës për vetën disa sekonda, sa për të vendosur tritolin.

Nga mjeti nuk zbriti askush, por lënda plasëse u hodh nga xhami i pasagjerit. Vetëm pak çaste pas largimit të mjetit, u dëgjua edhe shpërthimi me tritol, i cili shkaktoi vetëm dëme materiale.

