SPAK: Falsifikime masive në tenderin e Llogarasë, Balluku shpallet zyrtarisht “e pandehur”

Data

Zv/kryeministrja Belinda Balluku ka marrë zyrtarisht statusin e “të pandehurës për kryerjen e një vepre penale”, një situatë shumë e vështirë në aspektin politik dhe personal. Ka qenë tenderi i Tunelit të Llogarasë që i ka bërë “gropën” në SPAK. Por telashet për Ballukun sapo kanë nisur, pasi dosja ende po hetohet nga Prokuroria e Posaçme. “…Ne jemi në këtë projekt për shkakun tënd dhe për ty. Thjesht më trego çfarë të bëj, dhe unë do të ndjek plotësisht këshillat e tua…” Ky është vetëm një nga shumë mesazhet e dërguara përmes aplikacionit “Signal” nga inxhinieri grek Ioannis Kirkinezis tek ish-kreu i ARRSH-së, Evis Berberi.

Në muajin maj 2022, ai i ankohej Berberit se punët nuk po shkonin mirë. Greku i kompanisë “Hill Internacional V.N.”, përmes mesazheve në telefon, i kujtonte Berberit se në lojën e mbikëqyrjes së punimeve të Tunelit të Llogarasë ishte futur një zyrtar i ARRSH-së. Për këtë arsye, Berberi duhej të theksonte rëndësinë dhe domethënien e punës, pasi firma zbatuese që ndërtonte tunelin nuk po i përmbahej projektit fillestar në terren. Sipas dosjes të siguruar nga gazetari Elton Qyno, më 29 korrik 2022, ora 18:22, Ioannis Kirkinezis i dërgon Evis Berberit mesazhin: “…Përshëndetje Evis, gjërat po bëhen përditë e më keq me projektin. Do ta dërgoj që ta shohësh me sytë e tu dhe shiko shënimet e liderit të ekipit tonë…”

Falsifikimet

Por pavarësisht pakënaqësive dhe vështirësive në terren, Kirkinezis dhe ortaku i tij shqiptar, Valter Begaj, kishin falsifikuar një seri kontratash punësimesh me qëllim fitimin e tenderit prej 2 milion eurosh nga ministria e Belinda Ballukut. Hetimi i SPAK zbuloi se “Net Group” i Valter Begaj dhe “Hill Internacional V.N.” i Kirkinezis kanë ndryshuar 98% të stafit që do të mbikëqyrte punimet. Pjesa më e madhe e stafit të paraqitur Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, ngritur nga Sekretaria e Përgjithshme e Belinda Ballukut, u ndryshua menjëherë pas fitimit të tenderit. Të tjerë inxhinierë u lidhën me kontrata pune, dhe punonjës që paguheshin 500-700 mijë lekë të vjetra në muaj u caktuan për mbikëqyrjen e punimeve të tunelit. Kontratat me inxhinierë grekë dhe shqiptarë ishin falsifikuar; emrat e specialistëve nuk kishin qenë kurrë pjesë e stafit, dhe nuk kishin firmosur kontratat – ato i kishte firmosur biznesmeni Valter Begaj. Sipas dosjes hetimore, nga verifikimi i “Raporteve mujore” të mbikëqyrësit, komunikimeve me email gjatë fazës së zbatimit, si dhe deklarimeve të personave të përfshirë, rezulton se specialistët e angazhuar në zbatim të kontratës ishin:

  • Andreas Milioulis
  • Altin Parllaku
  • Aris Bletsas
  • Elina Valeva Kousina
  • Endri Stafa
  • Enerti Begaj
  • Enton Bani
  • Eridion Disha
  • Ermir Çupi
  • Ervin Doçaj
  • Genci Azizaj
  • Ilias Michalis
  • Ilir Troqe
  • Ioannis Sigalas
  • Lulëzim Orana
  • Theodors Kefalas
  • Tomorr Spahiu

Referuar kontratës me Ministrinë e Infrastrukturës dhe dokumentacionit të procedurës së prokurimit, mbikëqyrësi i punimeve duhej të ofronte shërbimin me stafin e deklaruar gjatë konkurrimit, përkatësisht:

  • Theodoros Kefalas
  • Angelos Maridakis
  • Eleftherios Malandrakis
  • Valter Begaj
  • Konstantinos Blathras ose Luljeta Kuçi
  • Christina Mavroeidi
  • Burhan Demneri
  • George Aleiftiras ose Gergji Kotori
  • George Papaioannou ose Meri Lumi
  • Isa Harizi ose Shqiponja Civici
  • Ervin Doçaj ose Fatjona Levani
  • Ilirian Kokalari
  • Indrit Shamata ose Gjergji Bezati
  • Damianos Papadopoulos
  • Endrit Çeli
  • Erion Lami ose Chrysoula Sideri
  • George Gkrintzos ose Luca Falasca

Ministria e Ballukut “mbylli sytë”

Megjithatë, sipas dosjes së SPAK, me përjashtim të specialistëve Ervin Doçaj dhe Theodoros Kefalas (ky i fundit për një periudhë të caktuar), i gjithë stafi tjetër ishte i ndryshëm. Ministria e Infrastrukturës, e drejtuar nga Belinda Balluku, nuk verifikoi dokumentet e tenderit dhe prezencën në terren të punonjësve. Anëtarët e KVO-së mbyllën sytë, duke pranuar dokumenta të falsifikuara nga “Net Group” dhe “Hill Internacional V.N.”, të cilët, pasi fituan tenderin e supervizimit, përmbysën 98% të stafit të specialistëve të deklaruar për mbikëqyrjen e punimeve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related