Zv/kryeministrja Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga SPAK për tenderin abuziv të tunelit të Llogarasë, është vetëm vegla, teksa po mbrohet nga kreu i mazhorancës.
Kështu shprehet deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, me anë të një reagimi të postuar në rrjetin social.
Ai nënvizon se pas ministres së Infrasktrukturës dhe Energjetikës qëndron vetë kryeministri Edi Rama, teksa nënvizon se qytetarët për një dritare pa leje ndëshkohen, kurse ata që vjedhin miliona mbrohen nga pushteti.
“Balluku është vetëm vegla, ndërsa projektin dhe lidhjet me kompaninë turke i ka bërë Rama vetë. Ndërkohë drejtësia hesht. Qytetarët ndëshkohen për një dritare pa leje, por ata që vjedhin miliona mbrohen nga pushteti. Turp për drejtësinë e kapur”, shprehet ai mes të tjerash.
Postimi i plotë i Klevis Balliut në Facebook:
“Qëndrimi i Ramës ndaj Belës tregon qartë se pas Belës qëndron vetë Rama.
Rama gjithmonë është distancuar nga bashkëpunëtorët e tij sapo kanë dalë para drejtësisë – si me Tahirin e Beqajn.
Por me Belindën ndodh ndryshe: nuk e largon, e mbron me çdo kusht. Pse? Sepse pas aferës së Tunelit të Llogarasë është vetë Edi Rama.
Balluku është vetëm vegla, ndërsa projektin dhe lidhjet me kompaninë turke i ka bërë Rama vetë.
Ndërkohë drejtësia hesht. Qytetarët ndëshkohen për një dritare pa leje, por ata që vjedhin miliona mbrohen nga pushteti. Turp për drejtësinë e kapur”.
