Mat – Kandidati socialist Altin Bojni voton, fton qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre me qetësi dhe dinjitet

Data

Në bashki të vendit, Vlorë, Tepelenë, Berat, Mat dhe Cërrik po mbahen të dielën zgjedhjet e pjesshme vendore për të zgjedhur të parin e qytetit.

Kandidati i Partisë Socialiste, Altin Bojni ka ushtruar të drejtën e tij të votës në bashkinë e Matit në qendrën 9030 “Lagja e Re”.

“Sot është një ditë e rëndësishme. Është dita e fjalës së qytetarëve. Ju ftoj të dilni të gjithë në votime me qetësi dhe me dinjitet”, tha Bojni.

Përballë Bojnit në garë qëndron i pavarur Eduart Brahilika, i cili ka mbështetjen e Partisë Demokratike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related