Francë – Arrestohen tre vajza të reja për planifikim sulmi terrorist, njëra me 20 mijë ndjekës në TikTok dyshohet si udhëheqëse e grupit

Data

Prokurorët francezë të antiterrorizmit kanë prangosur tre vajza, të dyshuara për planifikimin e një sulmi terrorist.

Vajzat të moshave, 18, 19 dhe 21 vjeç, u vunë zyrtarisht nën hetim dhe u lanë në paraburgim, sipas Zyrës së Prokurorit Kombëtar Antiterrorizëm të Francës.

Sipas mediave franceze, një nga të dyshuarat, e referuar si ‘B’, kishte rreth 20,000 ndjekës në TikTok, ku dyshohet se postonte përmbajtje pro-xhihadiste.

Hetuesit besojnë se ajo mund të ketë luajtur një rol udhëheqës në grupin me tre vajza.

Dyshohet se vajzat kanë diskutuar për veprime të dhunshme në internet, ku kanë përmendur armë zjarri si dhe objektiva të mundshme si një sallë koncertesh ose një bar në Paris.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related