Vlora në zgjedhje të parakohshme: 117 mijë qytetarë votojnë nesër për kryebashkiakun e ri – gara mes Brunilda Mersinit, Dionis Sotës dhe Gjergji Nikës

Data

Rreth 117 mijë qytetarë vlonjat do t’i drejtohen nesër kutive të votimit në Vlorë, ku do të mbahen zgjedhjet lokale për drejtuesin e bashkisë. Rreth mesditës kanë mbërritur dhe materialet e para zgjedhore në KZAZ nr 84. Në total në qytetin bregdetar janë rreth 68 qendra votimi ku qytetarët do të shprehin vullnetin e tyre të lirë për përfaqësuesin e tyre.

Në Vlorë, dorëheqja e Ermal Dredhës çoi bashkinë ne zgjedhje të parakohshme. PS zgjodhi për kandidate Brunilda Mersinin, e cila sapo kishte pranuar mandatin e deputetes nga zgjedhjet e 11 majit.

Nga opozita jane dy kandidatë. Dionis Sota i pavarur por i mbështetur nga PD, dhe Gjergji Nika, demokrati i cili nuk mbështetet nga partia por do te dublojë kandidatin tjetër opozitar.

Në këtë qark, PD në fushatë mbeti edhe pa drejtues politik, me doreheqjen e Bujar Leskajt.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related