Rama ka njoftuar edhe njëherë rritjen e pagës minimale në 500 euro, duke garantuar se askush në Republikën e Shqipërisë nuk do të paguhet më pak se kjo shumë. Sipas planit, paga minimale do të arrijë në 700 euro gjatë mandatit të katërt qeverisës. Për të mbështetur bizneset, do të subvencionohen me 90 milionë euro kostot shtesë të sigurimeve. Rritja e pagave përfshin gjithashtu 10,600 punonjës të shërbimit publik, specialistë e mësues, ndërsa për herë të parë do të zbatohet edhe indeksimi i pagave sipas inflacionit.
“Rritja e pagës minimale në 500 euro, do të thotë me ligj askush nuk do të ketë pagë më të ulët se kaq në Republikën e Shqipërisë, s’do jetë rritja e fundit, gjatë mandatit të katërt paga minimale do të arrijë siç e kemi premtuar në 700 euro. Qeveria do të subvencionojë me 90 mln euro edhe shtesën e kostos së sigurimeve për të punësuarit në sektorin privat që do të kenë pagë minimale 500 euro.
Rritja e re të pagave e përshkruan buxhetin për 10 600 punonjës shërbimi që do të përfitojnë nga rritja e pagës me 10 mijë lekë të rinj muaj, për specialistë do jetë 5 mijë lekë të reja në muaj, për mësuesit 3 mijë lekë më shumë në muaj. Përveç indeksimit vjetor, për herë të parë për të gjithë punonjësit në sektorin publik do të futet praktika e indeksimit të pagës në bazë të inflacionit.”
