Kushtetuesja do të vendosë më 19 nëntor nëse izolimi i Berishës ka qenë i drejtë ose jo, ja si rrezikon të…

Data

Më 19 nëntor do të vendoset fati i ish-kryeministrit Sali Berisha, por edhe i Prokurorisë së Posaçme. Saktësisht, Gjykata Kushtetuese do ti duhet të shprehet në këtë date nëse izolimi i liderit të opozitës ka qenë i drejtë ose jo. Kush e kujton historinë e vjeshtës së një viti më parë, mban mend se midis SPAK dhe GJKKO nga njëra anë dhe ish kryeministrit të akuzuar për dosjen e privatizimit të klubit Partizani, u zhvillua një betejë ligjore dhe teorike. Të parët pretendonin se Berisha duhej t’i nënshtrohej detyrimit për tu paraqitur dhe dorëzimit të pasaportës, i dyti nuk bindej ta bënte këtë sepse këmbëngulte se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë ndaj një deputeti, pa u votuar më parë nga Kuvendi. Ky sherr, që përfundoi me arrestin shtëpiak për liderin demokrat tashmë do të marrë interpretimin nga Gjykata Kushtetuese më 19 nëntor. Gazeta “SOT” e raportoi pak ditë më parë se ky vendimi për procedurat e ndalimit të “non-gratës” rrezikon krijimin e precedentit për cenimin e imunitetit të deputetëve të opozitës dhe PS, ministrave dhe vetë të kreut të qeverisë. Pra nëse Gjykata Kushtetuese tregon se SPAK ka shkelur ligjin për mënyrën se si izoloi Berishën, imuniteti i Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij forcohet. Por nëse kjo Gjykatë rrëzon ish-kryeministrin, terrori për qeverinë socialiste do të shtohet edhe më shumë, pasi 80 % e mazhorancës dhe vetë Edi Rama kanë dosje të hapura në SPAK dhe Prokuroria e Posaçme do ta ketë më të thjeshtë për të goditur politikën pa asnjë pengesë. E themi këtë pasi zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti është një çështje thelbësore që lidhet me kontrollet dhe balancat institucionale në sistemin demokratik të vendit, pasi çdo vendim i Kushtetueses duhet të zbatohet.

Ja pse SPAK i bllokoi pasaportën Sali Berishës

Vetë Berisha dhe media pranë tij u shprehën se Malltezi u arrestua në aeroportin e Rinasit, ndërsa priste bashkëshorten e tij, Argitën, e cila gjithashtu është vajzë e ish-kryeministrit. Por duket se vendimi i Prokurorisë së Posaçme për të arrestuar Malltezin dhe bllokuar pasaportën e Berishës, duke i izoluar, u bë pas indiceve dhe informacioneve të partnerëve ndërkombëtarë se Saliu dhe Jamarbëri do të tentonin të arratiseshin jashtë vendit për t’iu shpëtuar prangave dhe përballjes me drejtësinë sa i takon zullumeve që kanë bërë. Kështu që teksa dyshohet se Berisha, Malltezi dhe madje edhe Shkëlzen Berisha po planifikonin arratisjen, SPAK ka ndërhyrë, duke ua hedhur në erë planin. Zërat se ata po përgatiteshin të arratiseshin, pasi thuhet se kanë kishin bërë gati terrenin për azil në një vend të Bashkimit Evropian (Gjermani), bëri që partnerët të sinjalizonin dhe vinin në lëvizje SPAK, e cila ndërhyri me urgjencë, duke shkundur nga themelet dyshen Berisha-Malltezi. Pra, kur të gjithë prisnin që Berishës dhe familjarëve të tij të mos iu hynte gjemb në këmbë, Prokuroria Speciale aplikoi planin B, duke i tronditur dhe rrëzuara mitin se ata janë të paprekshëm. Kjo është dhe mënyra që SPAK duhet të ketë pavarësinë dhe të mos kufizohet kur godet pushtetarët “VIP”. Nëse do të priteshin disa procedura Kuvendi, mbase Berisha nuk do të ishte në këtë pozicion që është sot, por do të jetonte jetën e Arben Ahmetajt në Zvicër. Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj, ose do t’i japë fuqi SPAK, ose do ta godasë dhe ta izolojë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related