“Kushtetuesja shqyrton ankimin e Ilir Metës për masën ‘arrest me burg’”

Data

Gjykata Kushtetuese do të marrë në shqyrtim ankimin e ish-presidentit, Ilir Meta, kundër masës së sigurisë “arrest me burg”. Sot mbledhja e gjyqtarëve ka vendosur ta kalojë në seancë mbi baza dokumentesh.

Ilir Meta mbahet në burg prej 21 tetorit 2024 dhe në Kushtetuese kërkon shfuqizimin e masës arrest me burg, kërkesë e cila i është rrëzuar në të treja shkallët e gjyqësorit.

Ilir Meta akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë, në bashkëpunim, së bashku me ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, dhe 3 të tjerë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related