“Rama: Nga 1 janari 2026 paga minimale 500 euro, objektivi 700 euro brenda mandatit”

Data

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot të flasë në lidhje me buxheti ne ri të miratuar të qeverisë. Rama ka njoftuar se nga 1 janari 2026 do rritet paga minimale e cila tashmë do të jetë 500 euro. Rama shtoi se synimi është që paga minimale do të arrijë 700 euro.

“Pjesën e luanit në projektbuxhetin 2026 që ka shkuar në Parlament e zënë pensionet për të cilët e nisim vitin e ardhshëm me 100 mln euro shtesë përveç indeksimit.

Por, nga 1 janari 2026 do rritet edhe paga minimale për 307.850 punonjës që do marrin shumën e premtuar 500 euro paga minimale, e cila do të jetë e para, por jo e vetmja e këtij mandati, ku paga minimale do të arrijë 700 euro. Qeveria do të subvenciojë për një periudhë 9 mujore me 90 mln euro edhe shtesën e kostove të sigurimeve për të punësuarit në sektorin privat”, tha Rama.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related