Berisha paralajmëron “lëvizje ligjore” ndaj Altin Dumanit pas SPAK

Data

Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë publik edhe mesazhin që i ka lënë drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani gjatë paraqitjes së tij në SPAK. Në deklaratën për median, Berisha bëri me dije se Dumani do të përgjigjet para ligjit, pas aministimit që i ka bërë krimit elektoral dhe milionave që ka marrë nga një eksponent i krimit në Manzë.

“Po e nis me një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ju këtu dhe të gjithë qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë që ndjekin këtë konferencë shtypi. Para largimit, unë i lashë këtë shënim: Altin Troplinit, armikut të egër të votës së lirë të shqiptarëve, amnistuesit të krimit monstruoz elektoral të Ramaduros dhe narkoqeveritarëve të tjerë. Për të gjitha këto, për lidhjet e tij me Troplinin, për milionat e marrë nga Kreshniku i Manzës, ai do përgjigjet para ligjit,” tha Berisha.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related