Vjedhja spektakolare në Luvër: Autorët marrin bizhuteri 88 milionë euro, krimi i organizuar përjashtohet

Data

Prokurorja e Parisit, Laure Beçuau, tha se “shtresat e larta të krimit të organizuar” nuk ishin të përfshira, pasi një nga autorët mbetet ende i lirë. Ajo përshkroi dy nga të dyshuarit si një çift me fëmijë.

Kjo deklaratë vjen dy javë pas vjedhjes guximtare në ditë të hapur në Luvër, ku hajdutët parkuan një kamion të vjedhur jashtë muzeut më të vizituar në botë, përdorën një ngritës mobiliesh për të arritur në katin e parë dhe më pas thyen derën e një prej dhomave më të zbukuruara të muzeut.

Më pak se shtatë minuta më vonë, ata u larguan me skuterë, duke marrë bizhuteri mbretërore me vlerë të çmuar rreth 88 milionë euro (76 milionë paund).

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related